Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Gazetën Blic sulmin ndaj Njësisë Kufitare të Policisë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i ka thënë Gazetës Blic se në momentin e sulmit në automjet kanë qenë dy polic, që për fat të mirë kanë shpëtuar pa lëndime.
“Mund të ju konfirmojmë se sot rreth orës 21:44, në fshatin Banje-KK. Zubin Potok, konkretisht në rrugën alternative afër PKK Bërnjak, nga persona të panjohur është shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit të patrullës kufitare të Zubin Potokut.
Nuk raportohet për ndonjë lëndim të zyrtarëve policor, të cilët me automjetin e tyre zyrtar kanë vazhduar për në pikë kalimin Kufitar në Bërnjak”, tha ai.“Ju njoftojmë se në momentin e sulmit, brenda në automjet kanë qenë dy zyrtarë policor kufitar, të cilët fatmirësisht nuk kan pësuar lëndime. Lidhur me rastin janë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme policore, për hetime dhe veprime të mëtejme”, tha ai për Gazeta Blic.
Gazeta Blic, ka raportuar se rreth orës 22 është sulmuar me armë zjarri Njësia e Policisë Kufitare.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bërnjak, në veri të vendit, afër pikës kufitare me Serbinë.
“Para pak çastesh është sulmuar me armë zjarri automjeti i Policisë së Kosovës, i cili ishte duke patrulluar. Automjeti është dëmtuar nga gjuajtjet me armë zjarri, mirëpo nuk ka të plagosur”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic brenda Policisë së Kosovës.
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...