Policia konfirmon shpërthimin në Prishtinë, ishte granatë dore, gjashtë vetura u dëmtuan

09:46 | 12 Prill 2024
A Z

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci derisa tha se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 07:00.

“Rreth orës 07:00 është pranuar informata për një shpërthim në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz”, tha ai.

Borovci thotë se mjeti shpërthyes të ketë qenë granatë dore, dhe rruga është bllokuar për lëvizje ndërkaq njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese ka bërë pastrimin e terrenit.

“Përgjatë kryerjes së ekzaminimit të vendngjarjes rruga është bllokuar për lëvizje ndërkaq njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese ka bërë pastrimin e terrenit. Rezultatet e para sugjerojnë që mjeti shpërthyes të ketë qenë granatë dore, ndërkohë që policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të tjera për ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Burovci./Arbresh.info/

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme