Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë në Gjilan ka larguar të gjitha kamerat ilegale në komunat me shumicë serbe në Komunën e Gjilanit.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në koordinim me prokurorinë e shtetit ka zbatuar urdheresën e Gjykatës Kompetente në Gjilan në bazë të se cilës ka sekuestruar kamerat të cilat kanë qenë të vendosura në vende publike në komunat e Kllokot, Partesh dhe Ranillug te rajonit të Gjilanit”, ka konfirmuar zëdhënës i Policisë së Kosovës, Valon Osmani.
Sipas tij, sekuestrimi i kamerave është bërë për shkak të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “Fotografimi dhe incizimet e tjera të paautorizuara”.
“Sekuestrimi i kamerave është bërë për shkak të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “Fotografimi dhe incizimet e tjera të paautorizuara”, nga neni 202 i KPRK-së, në mbështetje të ligjit për Policinë e Kosovës për mbrojtjen e të dhënave personale”, shton Osmani.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit rasti vazhdon të hetohet nga sektori i hetimeve rajonale në Gjilan./Arbresh.info/
Hetimet në Shqipëri e Kosovë, SPAK: Rama s’është përfshirë n...
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...