Google ADS

Policia konfirmon se nuk gjeti gjë në Stacionin e Autobusëve, ishte lajmërim i rrejshëm

15:14 | 7 Janar 2022
A Z

Policia e Kosovës ka konfirmuar se alarmi për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë ishte i rrejshëm.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë se nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”,  ka thënë Ahmeti./arbresh.info/

LEXO EDHE :

Përsëri alarm për mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

 

Të ngjashme