Google ADS

Policia konfirmon se Florim Zeqiri u vra me 6 plumba: Po punohet për identifikimin dhe kapjen e vrasësit

14:12 | 20 Shtator 2024
E.K

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e sotme në Mitrovicë, ku janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja si prova materiale.

Sipas informacioneve zyrtare, Florim Zeqiri, 45 vjeçar, është vrarë sot rreth orës 09:42.

Një person i dyshuar kishte qëlluar në drejtim të tij, dhe viktima u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, për të kaluar më pas në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK). Rreth orës 12:00, SHSKUK raportoi se Florim Zeqiri kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i tij është dërguar në IML për obduksion.

“Sot, rreth orës 09:42, policia në Mitrovicë, ka pranuar informatën për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Fatime Hetemi ’ në Mitrovicë.
Nga informatat e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës F. Z., 45 vjeçar, i cili fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicës, më pas ishte dërguar në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar te Kosovës “SHSKUK ”. Ndërsa, rreth orës 12:00 nga SHSKUK- ja, është raportuar se i plagosuri viktima ka ndruaj jetë. Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajete i viktimës është dërguar në IML, për obduksion”, thuhet në njoftim.

Hetimet vazhdojnë në koordinim me prokurorin për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

“Nga hetimet e zhvilluara në vendin e ngjarjes si dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje “, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Lexo edhe :

“U qëllua me 6 plumba prapa shpinës”, detaje për incidentin e rëndë në Mitrovicë

Plagoset një person në Mitrovicë

Ky është Florim Zeqiri, personi që u qëllua për vdekje sot në Mitrovicë

 

Të ngjashme