Google ADS

Policia konfirmon kërcënimin ndaj Fisnik Ismailit

23:15 | 29 Janar 2018
M. A.

Policia e Kosovës ka konfirmuar zyrtarisht rastin e kërcënimit ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili.

Menjëherë pas marrjes së informatës, Policia ka thënë se ka dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe e ka takuar deputetin e Kuvendit të Kosovë.

“Mund të konfirmojë që me datën 29.01.2018 rreth orës 19:52 është pranuar informata për një rast kanosje të ndodhur në rr. “Ali Kelmendi”- Prishtinë. Njësia policore menjëherë ka shkuar në atë lokacion dhe ka takuar palën ankuese, i cili ka deklaruar se ka pranuar mesazhe/foto kërcënuese dhe ndihet i kanosur. Policia ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme policore lidhur me rastin. Vlen të potencohet se në atë lokacion janë angazhuar edhe hetuesia dhe forenzika për të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka shtuar Kelani.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme