Google ADS

Policia konfirmon aksionin për fajde në Prishtinë, Podujevë dhe Vushtrri

09:18 | 17 Maj 2023
Emir Abduramani

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksionin për fajde të Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në disa lokacione në Prishtinë, Podujevë dhe Vushtrri.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, janë duke realizuar disa operacione policore, në disa lokacione/rajone të ndryshme”, tha për Arbresh.info, Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Ai bëri të ditur se pas përfundimit të operacioneve, do të bëhen të ditura detajet shtesë.

Ndërkohë, bastisja është ende duke u zhvilluar.

Ndërkaq nga Prokuroria, kanë njoftuar se në këtë aksion janë arrestuar deri më tash katër persona.

LEXO EDHE:

https://www.arbresh.info/lajmet/aksion-per-fajde-ne-prishtine-dhe-podujeve-kater-te-arrestuar/

 

Të ngjashme