Policia e Kosovës me anë të një komunikate ka këruar nga qytetarët dhe bashkatdhetarët që të shmangin përdorimin e pikë-kalimit kufitar në Merdare.
Kjo pasi atje po punohet në infrastrukturë dhe në ndërtimin e pikës kufitare.
“Policia e Kosovës njofton të gjithë qytetarët e saj, në veçanti bashkatdhetarët të cilët gjatë sezonit veror kalojnë pushimet e tyre në Republikën e Kosovës, se në pikëkalimin kufitare Merdare, që e lidhë Republikën e Kosovës me Serbinë, janë duke u kryer punime në ndërtimin e infrastrukturës dhe objektit të pikës kufitare”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Lexo njoftimin e plotë:
Policia e Kosovës njofton të gjithë qytetarët e saj, në veçanti bashkatdhetarët të cilët gjatë sezonit veror kalojnë pushimet e tyre në Republikën e Kosovës, se në pikëkalimin kufitare Merdare, që e lidhë Republikën e Kosovës me Serbinë, janë duke u kryer punime në ndërtimin e infrastrukturës dhe objektit të pikës kufitare
Ndërtimi i kësaj pike kufitare është donacion i BEsë dhe i njëjti pritet të rregullohet sipas standardeve të BEse, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira të kalimit dhe kontrollit kufitar. Meqë projekti sipas planifikimeve ndërtuese pritet të zgjasë me muaj, me qëllim të shmangies së pritjeve dhe krijimit të kolonave të gjata, Policia e Kosovës informon të gjithë qytetarët dhe bashkatdhetarët se të njëjtit mund të shfrytëzojnë pikë kalimet tjera kufitare që e lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë sepse edhe në ato pika aplikohen procedurat e njëjta të kalimit kufitar. Departamenti i Policisë Kufitare, gjatë sezonit veror do të punoj me kapacitete të shtuara të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, me qëllim të evitimit të kolonave dhe pritjeve të gjata. Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna do të kryhet me kapacitete dhe intensitet të shtuar në të gjitha pikë kalimet kufitare.
Horoskopi ditor – Çfarë kanë parashikuar yjet për shen...
Moti për këtë të diel
Valverde pas ndeshjes: Nuk na intereson fitorja tani, me rën...
Hadar akuzon gjyqtarët pas humbjes ndaj Yllit, paralajmëron ...
Fushata zgjedhore/ Trump rikthehet në vendin ku iu bë atenta...
Moment emocionues/ Kroos i pranishëm në “Santiago Bernabeu”,...