Policia kërkon ndihmën tuaj për kapjen e këtij personi të arratisur

18:37 | 6 Korrik 2024
D.H

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me autorizimin të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, po kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një të arratisuri.

Sipas njoftimit, personi i shpallur në kërkim Faton Hajrizi, sot me datën 06.07.2024, është raportuar se është arratisur nga Qendra Korrektuese në Smrekovnicë të Vushtrrisë, transmeton klankosova.tv.

Emri: Faton
Mbiemri: Hajrizi
Nofka
Emri i babait: Mustafë
Data e lindjes: 06.02.1985
Vendi i lindjes: Skenderaj
Vendbanimi: Fshati Klinë e Poshtme, Skenderaj
Gjinia: M
Ngjyra e flokëve: Zezë
Ngjyra e syve: Kaltër
Nacionaliteti: Shqiptar

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme