60-vjeçari Nezir Osmani është raportuar i zhdukur që nga data 4 maj 2023.
Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore të hetimeve, në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh, por pa sukses.
Ndërsa sot, Policia e Kosovës njofton se me 6 maj 2023 ka filluar plani i kërkimit ku po marrin pjesë të gjitha organet e specializuara të kërkim shpëtimit nga PK, FSK si dhe Qendra Emergjente e Komunës së Prishtinës, përcjell Arbresh.info.
Gjithashtu, policia kërkon ndihmën e qytetarëve që kushdo që ka çfarëdo lloj informacioni që ndërlidhet me të, t’ia kalojnë policisë përmes numrit 192.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Me datë 04.05.2021, në polici është raportuar për një person të zhdukur.
Bëhet fjalë për personin, Nezir Osmani i lindur në vitin 1963, banues në lagjen Kodra e trimave.
Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore të hetimeve, në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si :
-intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit,
-kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare,
-kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura),
-analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin etj.
Po ashtu me datën 06.05.2023 ka filluar plani për kërkim ku kanë marrë pjesë gjitha organet e specializuara për kërkim shpëtim nga Policia e Kosovës , FSK si dhe Qendra Emergjente e Komunës së Prishtinës.
Edhe pse veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, nga ana juaj kërkojmë kontributin tuaj qytetar.
Të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’ia kalojnë ato policisë përmes numrit 192.
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...