Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarës

15:55 | 29 Qershor 2023
Diellza Gashi

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një gruaje që dyshohet se më 17 shkurt 2023 në Skenderaj ka kryer veprën penale “Vjedhje”.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me autorizimin nga prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, kërkon nga qytetarët bashkëpunim që të bëhet e mundur identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i të dyshuarës.

“Personi në foto dyshohet se me datën 17 shkurt 2023, në Skenderaj ka kryer veprën penale “Vjedhje”. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informacion që ndërlidhet me të dyshuarën apo vendndodhjen e sajë, të lajmëroj Policinë.”/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme