Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Brikend Ismet Zogajt dhe Blenard Ismet Zogajt, të dyshuar për vrasje të mbetur në tentativë.
Në njoftimin e policisë thuhet se deri më tani të dyshuarit nuk janë paraqitur në polici dhe janë në arrati.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personave në kërkim policor, të cilët dyshohen për ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’, thuhet në njoftim.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 26.08.2024 në fshatin Greme të Ferizajt, ku një person është plagosur me armë zjarri.
“Policia kërkon nga qytetarët që ata që kanë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e këtyre dy personave të lajmërojnë stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, ose në numrat e emergjencës: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të dhënat e ofruara do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, përfundon njoftimi./Arbresh.info
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...