Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e dy të dyshuarve, të cilët dyshohen se kanë kryer ‘’Vjedhje të rëndë ’’ në Ferizaj.
Policia përmes një njoftimi ka apeluar tek qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion rreth identitetit të tyre, të lajmërojnë stacionin më të afërt të, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406, shkruan Arbresh.info
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personave të dyshuar, të cilët dyshohen se kanë kryer ‘’Vjedhje të rëndë ’’ që ka ndodhur me datën 31.08.2024 rreth orës 12:00 në një lokal afarist në Ferizaj.
Deri më tani të dyshuarit e kësaj ngjarje nuk janë identifikuar dhe policia rajonale e Ferizajt kërkon nga qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion rreth identitentit të tyre, të lajmërojnë stacionin më të afërt të, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406
Të bashkangjitur keni dy foto që janë siguruar nga kamerat e sigurisë.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë.
Izraeli arreston 240 palestinezë, përfshirë mjekë pas bastis...
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA