Google ADS

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarve për shpërdorim të pasurisë së huaj

16:12 | 20 Maj 2024
E.G

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 19 prill në rrugën “William Woker ” në Prizren, shrkuan Arbresh.info.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tyre lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personat kërkohen , për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë se huaj ” e cila ka ndodhe me 19.04.2024 në rrugën “Ëilliam Ëoker ” në Prizren.”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.”, thuhet tutje./Arbresh.info/

 

Të ngjashme