Google ADS

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për vjedhje grabitqare

15:10 | 4 Korrik 2024
E.K

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje grabitqare.

Me anë të një komunikate për media, policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët që kushdo ka informacion për identitetin ose vendndodhjen e të dyshuarit të kontaktojë menjëherë policinë.

“Policia e Kosovës, respektivisht Stacioni policor Jugu në Prishtinë, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprën penale ‘Vjedhje grabitqare’. Bashkëpunimi juaj është thelbësor për të na ndihmuar të garantojmë sigurinë brenda komunitetit tonë për një shoqëri pa krim”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale