Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje grabitqare

22:57 | 29 Gusht 2024
E.G

Njësiti i hetimeve të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

Policia bën të ditur se i dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Vjedhje Grabitqare, shkruan Arbresh.info.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme