Google ADS

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, dyshohet për keqpërdorim të kartelave bankare

14:30 | 5 Mars 2024
E.G

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e një personi.

Sipas policisë, e dyshuara kërkohet për përfshirje në një rast “Shpërdorim i pasurisë së huaj” dhe keqpërdorim i kartelave bankare , shkruan Arbresh.info.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. E dyshuara kërkohet për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisë së huaj dhe keqpërdorim i karyelave bankare , që është raportuar në polici në janar të vitit 2024.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rast ky i raportuar në polici në janar të vitit 2024.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme