Google ADS

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi të dyshuar për “Zjarrvënie”

16:31 | 26 Janar 2024
Rreze Sylhasi

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një person i cili dyshohet për veprën penale “Zjarrvënie”.

Përmes një postimi në Facebook, Policia ka publikuar fotografitë e personit të dyshuar, me ç’rast ka kërkuar ndihmën e qytetarëve të Kosovës për gjetjen e tij, shkruan Arbresh.info.

“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Zjarrvënie” të ndodhur më 24.08.2023, në rrugën “Vicianum” në Prishtinë,  kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim”, shkruhet në postim.

May be an image of 1 person

May be an image of 1 person

Tutje, në postim thuhet se Policia e Kosovës  e vlerëson lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presin që informacionet e qytetarëve t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit./Arbresh.info/

Postimi i plotë:

Person ​i shpallur në kërkim

Prishtinë, 26 janar 2024- Policia e Kosovës, respektivisht Stacioni policor Qendra në Prishtinë, , mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë,  paraqet para jush fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprën penale;

– “Zjarrvënia”, konform nenit 322 të KPRK-së.

Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Zjarrvënie” të ndodhur më 24.08.2023, në rrugën “Vicianum” në Prishtinë,  kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim.

Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit.

Për informacione ju lutem na kontaktoni direkt në:

E-mail: [email protected]

Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/

Android IOS app: Lajmero Policine

Tel: 192

038 550999

08001999

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme