Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e këtij personi i dyshuar për vjedhje në “Abi Çarshia”

17:19 | 4 Janar 2023
E.H

Policia e Kosovës është në kërkim të një personi i dyshuar për vjedhje në Qendrën Tregtare “Abi Çarshia” në Prizren.

Policia ka publikuar foton e të dyshuarit i cili dyshohet se ia kishte vjedhur viktimës nga kuleta 420 euro.

“Me qëllimin që të zbulohet sa më pare vendndodhja dhe identiteti i tij, nga Prokurori i Shtetit lëshohet “Autorizim” për publikimin e fotografive të mara nga kamerat e sigurisë . Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e PK.

Postimi i plotë:

Kërkohet një i dyshuar për vjedhje

Prizren, 04 Janar 2023

Me date 27.12.2022 rreth orës 17:50 është iniciuar rast vjedhje, rasti ka ndodhur ne rrugën Ekrem Rexha Prizren, në Qendrën Tregtare “Abi Çarshia”.

Në rastin e raportuar ankuesi ka deklaruar se një personi I panjohur ia kishte marr parat nga kuleta e tij, gjithsej 420 (katërqind e njëzet) euro.

Lidhur me rastin policia ka siguruar video incizime dhe foto të dyshuarit që dyshohet që i ka vjedhë parat, janë bërë hetime te vazhdueshme për I identifikimin e personit të dyshuar.

Përkundër përpjekjeve të bëra, deri më tani nuk është arrite që të identifikohet dhe të lokalizohet vendqëndrimi i të dyshuarit.

Me qëllimin që të zbulohet sa më pare vendndodhja dhe identiteti i tij, nga Prokurori i Shtetit lëshohet “Autorizim” për publikimin e fotografive të mara nga kamerat e sigurisë .

Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme