Google ADS

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e dy personave të dyshuar për “Vjedhje”

17:28 | 26 Janar 2024
K.B

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dy persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhja”.

Policia ka publikuar fotografitë e personave të dyshuar, me ç’rast ka kërkuar ndihmën e qytetarëve të Kosovës për gjetjen e tij, shkruan Arbresh.info.

“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Shpërdorimi i pasurisë së huaj” të ndodhur më 13.12.2023, në një dyqan në qendrën tregtare Prishtina Mall, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarve të shpallur në kërkim”, thuhet në njoftim.

Tutje, në postim thuhet se Policia e Kosovës e vlerëson lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presin që informacionet e qytetarëve t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme