Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e të dyshaurit për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Sipas policisë, ai dyshohet se vepra ka ndodhur më 14 dhjetor të vitit 2023 në rrugën Mulla Nura në Suharekë në Lokalin “Halil Agentur” ku sendet e vjedhura arrijnë vlerën 6000 euro, shkruan Arbresh.info.
“Sektori i Hetimeve të Stacionit të Policisë në Suharekë është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Vjedhje e rëndë”. Me datë 14.12.2023 rreth orës 12:00 ne Rr. Mulla Nura ne Suhareke në Lokalin ‘Halili Agentur’ nga persona të pa njohur ka ndodhur një vjedhje e rëndë, sendet e vjedhura arrijnë vlerën 6000 euro.”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi e të dyshuarit, mirëpo deri tani nuk është rezultuar në identifikim i tij.Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarit.”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Më tej, policia ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që të raportojnë në policinë e Suharekës nëse kanë ndonjë informacion.
“Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarës në foto, të raportojnë policinë në Suharekë , në numrin 192, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.”, njofton mes të tjerash policia./Arbresh.info/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...