Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e këtij personi

14:37 | 17 Korrik 2020
Arbresh.info

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar, Vedat (Arif) Toska në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Ai akuzohet për disa vjedhje të rënda.

Ky është njoftimi i Policisë:

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё, Gjykatës Themelore Prizren- dega Suharekё, Gjykatës Themelore Gjakovë dhe Gjykatës Themelore Gjakovё-dega Malishevё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

VEDAT (Arif) TOSKA i lindur me 15.02.1994 në fshatin Katundi i ri- Pejё.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:

Disa raste për veprat penale “VJEDHJË E RENDË” dhe “VJEDHJE”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme