Policia e Kosovës përmes publikimit të imazheve nga xhirimet e kamerave ku shihen sulmuesit e Drejtorit të Insajderit Parim Olluri ka kërkuar ndihmën për identifikim të tyre.
“Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse po kërkojmë përkrahjen e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar”.
“Andaj të gjithë ata që kanë informacion lidhur me personat e dyshuar dhe vendndodhjen e tyre i lusim që informacionet e tilla përmes numrit 192, t’ia kalojnë policisë ashtu që të mundësohet kapja e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.