Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të gjetur një grua nga fshati Magzit i Obliqit, e cila prej majit të vitit të kaluar është raportuar e zhdukur.
“Ju njoftojmë se më datë 05.05.2021, në polici është raportuar për një person të zhdukur. Bëhet fjalë për personin, Zarife Igrishta e lindur në vitin 1982, banuese në fshatin Mazgit të Obiliqit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore të hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si: intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit, kontrollimi i hyrje-daljeve, në të gjitha pikat kufitare, kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura), analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin.
“Veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, mirëpo njësia rajonale e hetimeve të përgjithshme, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, kërkon kontributin qytetar. Andaj, inkurajojmë të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’ia kalojnë ato policisë përmes numrave :192 apo 045192092”, thuhet tutje në këtë njoftim./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...