Policia kërkon ndihmë për gjetjen e këtij personi

10:18 | 2 Gusht 2024
E.K

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për të ofruar informacion që mund të ndihmojë në identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

Ky person është i dyshuar për përfshirje në një rast vjedhjeje që ka ndodhur në maj të vitit 2024 në Lipjan.

Njoftimi i plotë:

Njësiti i hetimeve të stacionit të Lipjanit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në pamjet e bashëngjitura.

I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Vjedhje, që ka ndodhur në maj të vitit 2024, në Lipjan.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme