Policia e Kosovës përmes një njoftimi po kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e dy personave që dyshohen për vjedhje të rëndë.
Siç njoftim PK, rasti ka ndodhur më 3 mars të vitit të kaluar, rreth orës 20:30 në një shtëpi në rrugën “Hazir Tolaj” në Prizren, ku të dyshuarit kishin vjedhur një kasafortë me stoli ari me vlerë 20 mijë euro si dhe një armë zjarri.
“Me datë 03/03/2022 rreth orës 20:30 është raportuar një rast vjedhje e rëndë që ka ndodhur në një shtëpi në rrugën Hazir Tolaj në Prizren, ku dyshohet se persona të dyshimtë kanë shfrytëzuar mos prezencën e familjareve në shtëpi dhe kane arrit te vjedhin kasafortën, në kasafortë ka pas stoli ari me vlerë prej 20 mijë euro, si dhe një armë zjarri-pistoletë model Tanfogiio Compact F, 9x9mm në emër te Viktimës”, thuhet në komunikatën për media.
Tutje, bëhet e ditur se Sektori Rajonal i hetimeve në Prizren ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar dy fotografi nga kamerat e sigurisë, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e të dyshuarve.
“Andaj Policia e Kosovës – Sektori Rajonal I Hetimeve në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotove me shënime tjera të personave të kërkuar, me Autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit, lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e dyshuarave, kërkon që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?