Google ADS

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuari në Prishtinë

10:42 | 20 Mars 2024
K.B

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e një të dyshuari në Prishtinë.

I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast të vjedhjes së rëndë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, Policia apelon te qytetarët që të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme