Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tre personave të cilët janë të dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.
Sipas njoftimit, në tri lokacione të ndryshme në fshatin Panorc të Malishevës janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara për kanabis sativa me gjatësi 20-50cm, shkruan Arbresh.info.
“Lidhur me veprën e lartcekur penale me kërkesë nga rajoni kompetent, për tre (3) persona të dyshuar të përfshirë në rast, policia ka marr autorizim nga Prokuroria për publikimin e fotografive të (NN) personave, për identifikimin e tyre në mënyrë që të mundësohet sjellja e tyre para organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Kërkojmë ndihmën e qytetarëve që për çdo informacion lidhur me identitetin apo vendndodhjen e personave fotografitë e të cilëve janë publikuar të njoftojnë Policinë e Kosovës në numrin 192 ( apo 045285169)”, thuhet në njoftim. /Arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...