Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për bashkëpunim në ofrimin e informatave për identifikimin e të dyshuarës e cila po kërkohet për veprën penale vjedhje.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në butikun “Dritoni” në rrugën “Edit Durham” në Prizren, ku një grua ka raportuar se i është vjedhur kuleta me dokumente personale dhe 750 euro, shkruan Arbresh.info.
“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarës në foto, të raportojnë policinë në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.”, thuhet tutje./Arbresh.info.
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...