Google ADS

Policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e një personi në Pejë

18:20 | 6 Tetor 2023
K.B

Policia e Kosovës ka ftuar qytetarët për bashkëpunim për gjetjen e një personi.

Kjo kërkesë është bërë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, dhe konform ligjit ata kanë nxjerrë fotografinë dhe të dhënat e një personi i cili sipas tyre është i zhdukur.

Nga policia i bëjnë thirrje se kush do që ka informacion të i njoftoj ata.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të

Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i zhdukur është:

JETON (Sokol) MARKAJ i lindur me 14.02.1980 në Gllaviciqё -Pejё.

PERSON I ZHDUKUR
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor./Arbresh.info/

Të ngjashme