Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi i cili dyshohet për veprën penale të dhunimit.
Përmes një komunikatë ata kanë kërkuar nga qytetarët që nëse kanë informacione për Sadat (Rafiz) Fejzin me banim në fshatin Mogillë të Komunës së Kllokotit, të kontaktojnë organet e rendit.
Kërkesa e plotë:
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me Urdhëresë të Prokurorisë Themelore Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon:
Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
Sadat (Rafiz) Fejzi me banim në fshatin Mogillë komuna Kllokot.
I dyshuari është i kërkuar për veprën penale:
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në Gjilan apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor kudo në territorin e vendit tonë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 0280 330-061-Drejtoria Rajonale Gjilan
Nisë protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë n...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi