Google ADS

Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e këtij personi në Fushe Kosovë, dyshohet për vjedhje të rëndë

10:16 | 5 Dhjetor 2024
E.H

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin për arrestim e një personi i cili dyshohet për veprën penale “Vjedhje të rëndë” në Fushë Kosovë.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se personi në kërkim është Armend (Imer) Morina, ndërsa policia ka publikuar edhe fotografinë e të dyshuari, përcjell Arbresh.info

“Njësiti i hetimeve të stacionit të Fush Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar. Personi Armend (Imer) Morina kërkohet për veprën Vjedhje e rëndë”, thuhet në njoftim.

Policia ka kërkuar nga qytetarët se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personit të dyshuar, të kontaktoni direkt në:
E-mail: [email protected]
Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/
Android #app: Lajmero Policine
Tel: 192./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme