Google ADS

Policia kap rreth 10 kg marihuanë në veturën e një kompanie

12:48 | 26 Qershor 2018
Arbresh.info

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tipit Golf-VII (pronë e një kompanie) me të cilën ishin duke udhëtuar të dyshuarit u është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej rreth dhjetë kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me urdhër të gjyqtarit kujdestar është bërë bastisja e shtëpisë së dy të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme