Policia kap 31 kilogram marihuanë që po dërgoheshin në vendet e BE-së

15:22 | 31 Mars 2017
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka bërë të ditur sot përmes një konference të jashtëzakonshme për media se në një aksion të saj ka arritur të kap rreth 160 kilogram marihuanë.

Sipas Policisë, kjo sasi e drogës ishte nisur për tu transportuar drejt vendeve të BE-së, shkruan arbresh.info.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në funksion të realizimit të objektivave dhe aktiviteteve të parapara me Strategjinë Kombëtare kundër drogave dhe legjislacionit në fuqi ka realizuar operacione të suksesshme në parandalimin dhe luftimin trafikimit me narkotikë. Vetëm në tri raste të ndara gjatë kësaj jave njësitet e antidrogës së Policisë së Kosovës kanë konfiskuar 151 kg e 434 gram substancë narkotike të llojit marihuanë.

Përveq rastit të publikuar të datës 28.03.2017, ku janë konfiskuar 62 kg e 465 g marihuanë, dje me datë 30.03.2017, janë zhvilluar operacionet  “Bari” dhe “Rikthimi”, thuhet në njoftimin e Policisë/Arbresh.info.

17692831_1451030191576259_1606279821_o 17622145_1451030221576256_440655477_o 17668791_1451030331576245_1821643544_o 17669066_1451030198242925_2144250096_o 17670371_1451030291576249_1196769918_o 17670395_1451030224909589_1223953469_o 17670503_1451030228242922_1534490282_o 17670580_1451030218242923_250082428_o 17670631_1451030194909592_48064743_o 17670679_1451030208242924_1354469495_o 17692303_1451030214909590_1306695082_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme