Policia ka thyer dje rekord në shqiptimin e tiketave të trafikut

11:26 | 19 Korrik 2018
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka thyer sërish rekordin në shqiptimin e tiketave të trafikut.

Vetëm gjatë ditës së djeshme Policia ka shqiptuar gjithsej 1414 tiketa trafiku në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, përcjell arbresh.info.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 48 aksidente trafiku prej të cilave 31 pa të lënduar dhe 17 me të lënduar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme