Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar aktivitetet e saja në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit kanë shtuar aktivitetet e policisë nëpër rrugët magjistrale, rajonale dhe lokale të rajonit të Ferizajt, me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacion.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale javën që shkoi nga data 28.02.2022-06.03.2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:
Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 362 gjoba
Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 26 gjoba
Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore, 3
Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 10 gjoba
Kalimi i afatatit të regjistrimit, 30 gjoba
Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 19 gjoba
Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 190 gjoba
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 94 gjoba
Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 609 gjoba
Heqje e patentë shoferit, 43
Gjithsej, 1343 gjoba
Ndërsa, në rajonin e Ferizajt janë raportuar 28 aksidente:
12 me lëndime trupore dhe
16 me dëme materiale./arbresh.info/
Sylvinho: Me gjithë respektin për Gjeorgjinë, por duhet të f...
Rakiq sulmohet në veri, eksperti i sigurisë: U rrah nga krim...
Ismajli: Ne kemi ardhur këtu për tre pikë, nuk ka rrugë tjet...
Kremlini: Putini është i hapur për dialog me Scholzin
E duan top klubet evropiane, West Ham ia cakton çmimin e lar...
Pas fluturimit të suksesshëm, raketa më e fuqishme në botë r...