Naim Rexha zëvendës drejtor i përgjithshëm i operacioneve nga Policia e Kosovës ka thënë se ky institucion ka bërë përgatitjet serioze dhe specifike lidhur me mandatin qe ka për këtë.
“PK menjëherë i ka filluar kontaktet me nënshkruesit e memorandumit të bashkëpunimit në kuadër të të gjitha institucionet tjera në kuadër të detyrave që kanë. Janë katër faza që ne do ti mbikëqyrim si përgatitja, fushata zgjedhore, dita e zgjedhjeve dhe periudha pas zgjedhjeve”, ka thëne ai.
Policia në ditën e djeshme ka nxjerurr përfundimin se ka ndjekur 963 tubime publike të subjekteve politike, shkruan arbresh.info.
“Policia vlerëson se ka pasur një fushatë shumë të qetë pa ndonjë implikim për prishje të sigurisë. Gjithsej 4 raste janë që i kemi mbikëqyrur. Në Rajonin e Prizrenit 1 në atë të Pejës, 1 në Prishtinë dhe 1 në Rajonin e Mitrovicës së veriut ku kemi reaguar dhe i kemi menaxhuar menjëherë. Ne do ta mbikëqyrim të gjitha vendet dhe punonjësit në kuadër të sigurisë. Po ashtu do të përcjellim materialin që iu nevojitet organeve për zgjedhje”, ka thënë Rexha.
Këto komente ai i ka bërë në tryezën me temën “Drejtësia zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit” të organizuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) në partneritet me Demokracia në Veprim (DnV)./arbresh.info/
Mbledhja e KQZ-së dështon, VV revoltohet për afatin e regjis...
Nesër, nga ora 15:00, mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë...
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...