Policia e Kosovës me anë të një komunikate njofton se më 13 tetor Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka referuar urdhëresën e përsëritur për sjelljen me detyrim të personave A. Kurti dhe D. Kadaj-Bujupi, në seancën gjyqësore të datës 22 tetor përpara orës 09:00 pasi që ndaj tyre është duke u zhvilluar procedurë penale.
“Konform detyrimit ligjor, autorizimeve të saja si dhe përgjegjësisë për ta realizuar urdhëresën sipas përmbajtjes së saj, policia ka dërguar njësinë patrulluese në adresat e dhëna nga gjykata për të kontaktuar me personat në fjalë, por të njëjtit nuk janë gjetur në adresat e tyre, si dhe nuk ka qenë e mundur të kontaktohen përmes formave të tjera të kontaktit”, thuhet në komunikatë.
Në lidhje me këtë Policia ka njoftuar Gjykatën Themelore për veprimet e saj dhe mos gjetjen e personave në adresat e tyre përpara fillimit të seancës.
“Ndërlidhur me veprimet policore konfirmojmë se në asnjërin prej të dyja rasteve policia nuk ka rrethuar lokacione dhe nuk ka bastisur asnjë adresë banimi, andaj pretendimet e disa qarqeve informative për bastisje dhe rrethim të ndonjë vendbanimi janë të pavërteta dhe si të tilla mbesin në suazat e spekulimeve”, thuhet në deklaratë.
Ndryshe Kurti dhe Kadaj-Bujupi është dashur që sot të jenë në seancë si të akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Në mungesë të tyre është shtyrë seanca
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...