Policia jep sqarime për shpërthimin dje në Pejë

12:47 | 13 Korrik 2017
Arbresh.info

Policia e Kosovës në Pejë sqaron se dje në vendin e quajtur “Maja e Zezë” janë duke u zhvilluar punimet e rrugës dhe për këtë qëllim është dashur përdorimi i eksplozivit.

“Për hapjen e kësaj rruge është e nevojshme aty ku ka pengesa, të bëhet edhe thyerja e shkëmbinjve me eksploziv, për të cilin përkujdesen firmat e licencuara, të cilat kanë leje të posaçme, dhe lidhur me këtë leje në këtë rast është njoftuar Policia e Kosovës dhe KFOR-i”, thuhet në njoftimin e Policisë së Pejës.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme para, gjatë dhe pas këtij shpërthimi.

Shpërthimi është ekzekutuar nga kompania e licencuar, me ç rast ka përfunduar pa ndonjë incident.

“Këtë shpërthim nuk e kanë bërë njësitet e KFOR-it as nuk kanë asistuar gjatë këtij shpërthimi, siç ceket në disa portale dhe media të shkruara dhe elektronike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme