Policia e Kosovës bën të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit, nga disa grupe të ndryshme qytetarësh, janë bërë disa pengesa (bllokime) të rrugëve, duke ndërprerë përkohësisht qarkullimin e automjeteve.
Ndalimi i përkohshëm i qarkullimit të automjeteve është bërë në disa lokacione të ndryshme të Kosovës (5-6 lokacione), duke filluar afërsisht rreth orës 08:00 të mëngjesit, për të përfunduar pas një apo dy orësh.
Policia e Kosovës, me njësitet e saja relevante policore, menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të menaxhuar me situatën e paraqitur, me qëllim të normalizimit të situatës dhe krijimit të mundësive për qarkullim të automjeteve në trafik.
Qytetarët në shenjë proteste kanë penguar qarkullimin e automjeteve, duke bllokuar rrugët me mjete të ndryshme, ku sipas informacioneve të pranuara bllokimi është bërë me qëllim që të shprehin pakënaqësitë kundër zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë dhe kundër vizitave dhe ndërhyrjes së Serbisë në Kosovë.
Qytetarët e tubuar në këto lokacione gjatë protestimit të tyre kanë pasur flamuj kombëtarë dhe flamuj të Republikës së Kosovës, si dhe disa pankarta në të cilat shkruante: “Ju i përkisni këtij vendi e jo Vuqiqi”, “Drejt Brukselit e jo drejt Moskës”, “Të ndërtojmë së bashku Kosovën… etj.
Pas një periudhe kohore afërsisht prej një apo dy orëve qytetarët janë larguar nga rrugët dhe komunikacioni është normalizuar për qarkullim.
Gjatë kësaj periudhe kohore sa ka zgjatur pengimi i qarkullimit të trafikut, disa autobus me qytetarë të komunitetit serb që kishin planifikuar që të niseshin për në drejtim të Leposaviqit kanë vendosur të kthehen në lokacionet ku banojnë, ndërsa disa të tjerë kanë vazhduar në drejtim të Leposaviqit pa probleme.
Vlen të potencohet se protestat kanë përfunduar të qeta pas një apo dy orësh varësisht prej lokacioneve dhe deri më tani nuk është evidentuar ndonjë incident, ku njësitet policore janë kujdesur për qarkullimin e autobusëve, automjeteve dhe në mbarëvajtjen e trafikut./Arbresh.info/
Haradinaj për asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes do...
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje...
Abdixhiku: Ndryshimi po vjen, ata që mashtrojnë nuk do të sh...
Bluesky me një qasje që do ta ndryshojë nga X dhe Threads
Të përfshirë në trafikimin e emigrantëve, ndalohen 3 punonjë...
SHBA paralajmëron Turqinë kundër mikpritjes së liderëve të H...