Policia jep këshilla për vozitje gjatë mjegullës

10:37 | 9 Nëntor 2022
K.B

Në kohën kur temperaturat kanë filluar të bien dhe mjegulla ka filluar të jetë prezente, kujdesi në vozitje duhet të jetë maksimal.

Policia e Kosovës, përmes një postimi ka dhënë disa këshilla se si të jemi më të sigurt në timon gjatë mjegullës.

“Përdorni dritat e mjegullës. Mbani nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes. Mbani vëmendjen, mjegulla mund të krijojë një iluzion optik”, thuhet ndër tjerash në postim.

Policia bënë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 33 aksidente trafiku.

11 prej tyre ishin me persona të lënduar dhe 22 të tjerë me dëme materiale. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme