Google ADS

Policia jep detajet rreth aksidentit te Katedralja në Prishtinë

18:34 | 22 Shtator 2020
Arbresh.info

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti te Katedralja në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, cili ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Hoxhaj tutje ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësitet kompetente të Policisë po kryejnë hetimet e nevojshme.

“Rreth orës 17:00 në Prishtinë te semaforët afër katedrales është shkaktuar një aksident trafiku, ku të përfshira kanë qenë dy automjete dhe raportohet për dy persona të lënduar të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësitet kompetente të Policisë janë marrë me procedurat e vendshiqimit të aksidentit dhe po kryejnë hetimet e nevojshme rreth shkaktarit të aksidentit”, tha Hoxha./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme