Policia jep detajet për vetëvrasjen në Pejë

23:50 | 5 Qershor 2017
M. A.

Rreth orës 21:20 në qytetin e Pejës, ka ndërruar jetë një person i gjinisë mashkullore, në rrethana ende të pa sqaruara.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, e ka konfirmuar rastin për arbresh.info.

” Personi ka ndërruar jetë dhe nesër do të merret raporti i detajuar. Dyshohet që nuk është vrasje. Po sqarohet të gjitha rrethanat. Policia dhe prokuroi i shtetit janë në vendin e ngjarjes. Personi është i gjinisë mashkullore. Rasti ende nuk është i cilësuar, por sipas informacioneve që kam rasti mund të jetë vetëvrasje.Personi fatkeqsisht ka ndërruar jetë nga plagët e marra” ka deklaruar Ibraj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme