Policia e Komunës së Gjakovës ka njoftuar se ka gjetur trupin e pajetë të Sali Gërqinës i cili dyshohet të jetë fundosur pasi kishte kërcyer nga Ura e Fshejtë.
Më poshtë iu sjellim njoftimin e plotë të policisë:
Me datë 27.06.2017 në ora 16:20 Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka marr informacion nga një qytetar se një person ka kërcyer nga bregu i lumit në afërsi të Urës së Fshejt dhe i njëjti dyshohet se është fundosur.
Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka njoftuar të gjitha njësitet relevante lidhur me rastin.
Në vendin e ngjarjes janë përgjigjur shumë shpejtë ekipet për kërkim-shpëtim nga FSK-ja, pastaj disa ekipe vullnetare nga fshati Fshej, ekipi i zhytësve nga Mitrovica, ekipi i zjarrfikësve nga Gjakova si dhe ekipi mjekësorë nga spitali rajonal i Gjakovës, çdoherë të mbështetur nga zyrtarët policor nga Gjakova dhe Rahoveci.
Pas një pune intensive sot me datën 01.07.2017 në ora 15:10 ekipi i FSK-së arriti të nxjerrë nga uji trupin e pa jetë të personit S.G i moshës 50 vjeçar nga Gjakova, trupi i të ndjerit është gjetur në afërsi të Urës aty ku edhe ishin dyshimet.
Me urdhër të prokurorit të shtetit viktima do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës