Shtatë të lënduar është bilanci nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Në një përgjigje për arbresh.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani ka thënë se aksidenti ndodhi në zonën e Malishevës.
“Mund të konfirmojmë se, pak para orës 13:00 në Autostradën Ibrahim Rugova, në zonën e Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e deritanishme, shtatë persona kanë pësuar lëndime. Njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin”, tha Kelani./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...