Policia jep detajet e vdekjes së një punëtori në Mitrovicë

10:10 | 15 Qershor 2017
Arbresh.info

Raportohet se një person në Mitrovicë derisa ka qenë duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër ka rënë nga skelet me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda ku edhe ka vdekur.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, shkruan arbresh.info.

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme