Dy persona kanë mbetur të vdekur, e tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Muharrem Fejza”, në Lagjen e Spitalit gjatë ditës së djeshme.
“Me vendim të prokurorit dy nga të plagosurit pas tretmanit mjekësor janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa i plagosuri tjetër ka mbetur në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dhe është nën përkujdesje të policisë”, thuhet në raport.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, dy nga të plagosurit pas tretmanit mjekësor janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.
Në vendin e ngjarjes bëhet e ditur se është është konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe një pistoletë.
“Pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri tek të shtënat me armë zjarri në mes të pesë të dyshuarve meshkuj K-Shqiptarë. Si pasojë e të shtënave dy persona kanë vdekur në QKUK, ndërsa tre të tjerë janë plagosur. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe një pistoletë”, njofton Policia.
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...