Google ADS

Policia jep detaje të vdekjes së policit nga Drenasi i cili ka humbur jetën në bunar

08:57 | 1 Maj 2022
S D

Një pjesëtar i policisë ka vdekur dje në fshatin Gradicë të komunës së Drenasit, pasi ka rënë në një bunar, shkruan arbresh.info.

Policia në raportin 24 orësh thotë se vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar e i cili është pjesëtarë i PK-së.

“Gradicë, Drenas 30.04.2022-16:55. Raportohet se është gjetur trupi i viktimës mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Viktima ishte pjesëtar i PK-së. Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në obduksion”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/

Policia konfirmon se pjesëtari i saj nga Drenasi ka humbur jetën në një bunar

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme