Google ADS

Policia jep detaje të kërkimit të sotëm për dy policët e zhdukur

11:40 | 2 Maj 2018
Arbresh.info

Ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së po vazhdojnë të kërkojnë edhe sot në lumin Lepenc dy policët e zhdukur të shtunën e kaluar pas një aksidenti në këtë pjesë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka thënë për arbresh.info se kanë filluar kërkimet për herë të dytë në shtrat të lumit Lepenc deri tek kufiri me Maqedoninë.

“Ka fillu kërkimi për herë të dytë ne shtrat të lumit deri në kufi me Maqedoninë. Ku ka rënë vetura e kanë zgjeruar perimetrin e kërkimit në anën malore”, është shprehur Gashi.

Ai ka thënë se kërkimet janë duke u bërë nga dhjetë zhytës të kërkim-shpëtimit të FSK-së./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme