Policia jep detaje të grabitjes së bankës në Fushë-Kosovë

10:23 | 29 Gusht 2017
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona të maskuar dhe të  armatosur pasi kanë hyrë në një bankë në Fushë-Kosovë, kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë grabitur një shumë parash të gatshme dhe pastaj me një motoçikletë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Njësitet policore në një rrugicë kanë gjetur të djegur një motoçikletë, e cila dyshohet se është përdorur nga të dyshuarit, shkruan arbresh.info.

Të lënduar nuk ka, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme